Formacioni më i mirë dhe më i dobët / Konfirmime, por edhe dështime nga disa afrime të bujshme në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 0:17

Formacioni më i mirë dhe më i dobët / Konfirmime, por edhe dështime nga disa afrime të bujshme në Superiore

Rifillimi i kampionatit të Superiores ka treguar me sfidat e kësaj jave gjendjen e lojtarëve, atyre që kanë qenë në radhët e skuadrave, por edhe të rinjtë. Kështu, në formacionet e javës, atë më të mirin dhe më të dobëtin të përzgjedhur nga Panorama Sport, ka shumë emra të rinj, por edhe blerje të bujshme, që nuk kanë dhënë atë që pritej.

KATEGORIA SUPERIORE

Në formacionin ideal me trajnerin debutues Emiljano Çela të Kastriotit, bie në sy rreshtimi mes të spikaturve të të riut Simoni, apo edhe Skukës në ndeshjen e tij të parë me Partizanin. Por sigurisht ka edhe konfirmimin e lojtarëve si Imami, Turkaj, Krymi apo Greca që shkëlqyen me skuadrat përkatëse.

fromacioni

Ndërsa ekipi më i dobët, me trajner Edi Martinin, sigurisht që ka përfaqësues të skuadrave si Teuta, Tirana e Kukësi që zhgënjyen në këtë javë. Por bie sidomos në sy fakti se ka shumë lojtarë që cilësoheshin si blerje të bujshme të këtij sezoni, si Ivanoviç, Limaj, Feizhao, Aralica apo edhe Guindo.

sdfdsfffsf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"