FORMACIONI/ Karabeci dhe Daja i japin kompaktësi Teutës, durrsakët bëhen të frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2020 | 9:57

FORMACIONI/ Karabeci dhe Daja i japin kompaktësi Teutës, durrsakët bëhen të frikshëm

Teuta ka marrë një tjetër “pamje” dhe jo vetëm në sulm. Afrimet e bëra në këtë merkato kanë shtuar jo vetëm cilësi, por edhe eksperiencë në radhët e durrsakëve. Erando Karabeci dhe Aison Daja do të jenë një “aset” për mesfushën dhe nuk përjashtohet mundësia që ata të marrin minuta edhe ndaj Granadës. Edhe pse është ende herët për të folur për 11-shen, gazeta është munduar që të bëjë një formacion duke përfshirë edhe përforcimet e fundit.
teuta
Porta i mbetet Frashërit, në mbrojtje rreshtohen katërshja klasike: Todorovski, Hoxha, Arapi e Kuro. Para defensivës në krah të Aleksit, mund të luajë Karabeci, ndërsa krahët e mesfushës u takojnë kushërinjve Vila (Emiljanos dhe Lorencos). Në qendër mund të ketë balotazh mes Avdylit e Dajës, ashtu si në sulm mes Krasniqit dhe Hebajt, gjithnjë nëse luhet me skemën 4-2-3-1.
118780992_10158698541144462_452194446425776803_o
PËRGATITJET – Vendimi për të bojkotuar kampionatin ka ndryshuar planet e Teutës. Blutë kishin programuar që dje të nisin javën anti-Skënderbe, por janë detyruar që të ndryshojnë plotësisht faqe. Skuadra ka zbritur dje në fushën e “Tofik Jasharit” dhe është përqendruar tërësisht te Liga e Europës, derisa më 12 shtator nuk do t’u duhet që të luajnë javën e parë të Kategorisë Superiore. Nën drejtimin e Edi Martinit u krye e para seancë për Granadën, sfidë që luhet më 17 shtator. Stërvitja nisi me nxehmje të lehtë e më pas stafi teknik u ndal te ushtrimet fizike. Nuk u la pas dore puna me top dhe ana taktike, e cila u shoqërua edhe me entuziazëm. Lojtarët janë kthyer nga pushimet e shkurta me humor, ndaj batutat e të qeshurat u bënë pjesë e kësaj seance.

formacioni teuta

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"