FORMACIONI IDEAL / Hysenagolli, lojtari më i mirë i javës në Ligën Unike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 22:00

FORMACIONI IDEAL / Hysenagolli, lojtari më i mirë i javës në Ligën Unike

Me ndeshjet e zhvilluara në fundjavën e kaluar ka nisur zyrtarisht edicionit i dytë i Ligës Unike, kompeticionit të përbashkët të basketbollit me skuadra nga Shqipëria dhe Kosova. Java e parë dhuroi takime interesante, ku nuk mungoi rivaliteti në parket, teksa pa të triumfonin dy skuadra nga Shqipëria dhe po kaq nga Kosova.

sddfdfddf

Kështu, në javën e parë Tirana Neptun mposhti në shtëpi Rahovecin 79-74, Kamza fitoi në transfertë ndaj Prizrenit 96-91, Peja triumfoi në Durrës kundër Teutës në shifrat 82-73, ndërsa kampionët në fuqi të Yllit mundën Vllazninë në Shkodër me rezultatin 79-67.

ffffffff

Ndërkohë, me mbylljen e sfidave të para, Liga Unike ka shpallur edhe më të mirët e javës. Kështu çmimi MVP shkoi për Endrit Hysenagollin e Tiranës. Shtatlarti i qendrës tregoi një formë të shkëlqyer në debutim, teksa koleksionoi 24 pikë, 18 kërcime dhe 4 asistime në suksesin e bardhebluve kundër Rahovecit.

Një vend në formacionin e javës siguruan edhe dy lojtarë të Golden Eagle Yllit. Barret Benson me 14 pikë dhe 12 kërcime si dhe Erjon Kastrati me 17 pikë e 6 kërcime ishin vendimtarë në fitoren që skuadra nga Theranda mori ndaj Vllaznisë duke u përzgjedhur në formacionin e më të mirëve. Në këtë javë spikati edhe paraqitja e amerikanit të Kamzës, Mattheu Eldrigde. Ky i fundit shkëlqeu në ndeshjen ndaj Prizrenit, ku regjistroi 23 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime duke udhëhequr skuadrën e Eni Llazanit te fitorja.

dsdsd

 

Peja bindi me lojë dhe rezultat në takimin kundër Teutës duke u larguar me fitore nga qyteti bregdetar. Protagonisti kryesor në suksesin e pejanëve ishte Henrik Sirko. Kroati koleksionoi 22 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"