FORMACIONI I MUNGESAVE/ Dëmtime dhe pandemi, Reja nuk ka në dispozicion 11 lojtarë me vlerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2020 | 19:36

FORMACIONI I MUNGESAVE/ Dëmtime dhe pandemi, Reja nuk ka në dispozicion 11 lojtarë me vlerë

Futbolli po provon me të gjitha mënyrat që të dominojë mbi pandeminë, por si për klubet ashtu edhe për Kombëtaret, po haset gjithnjë e më tepër vështirësi në zhvillimin normal të takimeve. Këtë e tregon edhe mungesa e shumë prej kuqezinjve, që me gjithë ftesën për të mbërritur, kushtet nga pandemia në shtetet e tyre i detyrojnë që të mos jenë prezent në përfaqësuese. Si të mos mjaftonin këto, edhe dëmtimet kanë bërë që për trajnerin Reja të jenë të paktën 11 mungesa, praktikisht një formacion duke përfshirë lojtarët e dëmtuar dhe ata që kanë nuk kanë mbërritur prej pandemisë.
shqiperia
Në portë, Thomas Strakosha erdhi në grumbullim, pa pasur mundësinë të stërvitet për shkak të një shqetësimi që ka në këmbë. Mersinaj dhe Roshi, të dy të dëmtuar, nuk mund të jenë në dispozicion të trajnerit. Hsyaj nuk u lejua nga Napoli prej pandemisë, ndërsa Ismajli ende nuk ka gjetur formën te SPAL. Mesfusha është e denjë për titullarë teksa Gjasula, Ramadani dhe Selahi nuk kanë mbërritur këtë herë në grumbullim. Sadiku i dëmtuar, Uzuni u dëmtua në Kombëtare dhe Cikalleshi jashtë formës së tij ideale. Një tjetër repart ëndrrash për Kombëtaren nuk është në dispozicion të trajnerit Reja.

kombetarja

PANORAMASPORT.LA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"