Formacioni i mundshëm/ Vllaznia e kompletuar, Plorit i mungon vetëm… Gurishta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 9:06

Formacioni i mundshëm/ Vllaznia e kompletuar, Plorit i mungon vetëm… Gurishta

Vllaznia ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e Kupës me Partizanin dhe pasdite skuadra ka udhëtuar drejt Elbasanit, për t’u grumbulluar një ditë para ndeshjes.

partizani vllaznia 3

Në këtë gjysmëfinale të Kupës Vllaznia pritet të ketë edhe mbështetjen e tifozëve shkodranë, të cilët sot do të organizohen për të qenë prezent në “Elbasan Arena” për të përkrahur të besuarit e trajnerit Elvis Plori.

Ja si pritet që të luajë Vllaznia ndaj Partizanit. Shkodranët nuk do të jenë të plotë në takimin e sotëm ndaj “të kuqve”. Kapiteni Gurishta është i konfirmuar si mungesë në gjysmëfinalen e Kupës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë mungon që nga sfida me Partizanin në kampionat. Por rikuperimi i Jonuzit, Latifit dhe Da Silva bëjnë që trajneri Plori të jetë më i qetë, pasi i duhet të bëjë vetëm zëvendësimin e Gurishtës në formacion bazë dhe më të përdorur të Vllaznisë.

Siguria e Jonuzit në mesfushë dhe prezenca e Da Silvës dhe Latifit në sulm, bën që Vllaznia të jetë konkurruese sot ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”. Edhe stoli është i kompletuar me alternativa.

vllaznia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"