FORMACIONI I MUNDSHËM| Tirana-Kukësi/ Shansi i fundit për titullin, Shehi ka gati lojtarin që mund të zëvendësojë Shkurtajn.

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 14:26

FORMACIONI I MUNDSHËM| Tirana-Kukësi/ Shansi i fundit për titullin, Shehi ka gati lojtarin që mund të zëvendësojë Shkurtajn.

Kukësi duhet të bëjë të pamundurën të mposhtë sot Tiranën për të rihapur garën për titullin kampion.
Kukesi-Tirana
Verilindorët vuajnë mungesën e sulmuesit Vasil Shkurtaj, i cili pësoi tërheqje muskulare në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë kundër Teutës. Megjithëse, sulmuesi tjetër Godberg Kuper u rikuperua në kohë, Shehi mund t’i besoj rolin e qendërsulmuesit Kristal Abazajt. Pavarësisht se ky pozicion nuk është natyral për Shkurtajn, aftësia e tij për të gjetur rrugën drejt rrjetës mund ta bindë trajnerin Orges Shehi t’i japë besimin maksimal.
Ndërkohë, për sa i përket pjesës tjetër të formacionit, Dashamir Xhika mbetet i palëvizshëm nga porta. Qendra e mbrojtjes mund t’i besohet dyshes Olsi Teqja dhe Bruno Lulajt, ndërsa krahët mund të merren përsipër nga Maliqi dhe Emiljano Musta.

Mesfusha e përbë nga Limaj dhe Musolli do të mundohen të neutralizojnë aksionet e Tiranës, kurse Rroca me Ethemin dhe Gavazajn do të shtyjnë përpara Abazajn.

kukesi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"