Formacioni i mundshëm/ Stërvitja e parë në tokën boshnjake, Shehi ka dilema nga mbrojtja në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2022 | 16:08

Formacioni i mundshëm/ Stërvitja e parë në tokën boshnjake, Shehi ka dilema nga mbrojtja në sulm

Tirana ka mbyllur stërvitjen e pasdites në Mostar. Pas një dite udhëtim drejt Bosnjës, skuadra dje në orën 18:30 është stërvitur në një fushë të Mostarit. Edhe stërvitjen zyrtare skuadra do ta zhvillojë të mërkurën në orën 20:00 në stadiumin e ndeshjes. Stërvitja më shumë ka qenë e karakterit shkrydhës për të mos u dhënë indikacione kundërshtarëve.

TIRANA

Me skuadrën pritet të bashkohet sot edhe Hasani, i cili është bërë baba. Pjesa tjetër është gati për të qenë në fushën e lojës. Ekipi është i qetë në njëfarë mënyre, ndërsa realisht mendjen shumë lojtarë e kanë te merkatoja dhe një klub europian.

Tirana do t’i japë edhe një shans skuadrës në sfidën e dytë me Zrinjskin. Numri një i bardhebluve, Refik Halili, mësohet të ketë kërkuar një “all in” në sfidën e dytë të enjten në Bosnjë.

Sipas asaj që është bërë e ditur, Halili realisht për të dyja sfidat e Europës ka qenë i pakënaqur me atë që kanë dhënë lojtarët në fushën e lojës. Ama ai kërkon që të mos prishë qetësinë e grupit dhe të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe për 90 minutat e Bosnjës.

DILEMAT – Dilema e vetme e Orges Shehit është Hasani apo De Silva në sulm. Trajneri Shehi dje ka provuar të dyja formacionet.

Tirana pritet të luajë ndaj boshnjakëve me një 11-she që fillon nga Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje. Në mesfushë, Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është i përbërë nga treshja Xhixha, Seferi dhe De Silva që është gati për të qenë në fushën e lojës.

Megjithatë, formacioni mund të ndryshojë nëse Shehi aktivizon Hasanin. Ky i fundit luan djathtas, ndërsa në qendër spostohet Seferi në vend të De Silvës që ulet në stol.

Mungesa e vetme e Shehit është Qefalija që ka nisur stërvitjen, por zor se luan, pasi u dëmtua në sfidën e parë me boshnjakët. Edhe Husein ka një shans titullari.

tirana (4)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"