Formacioni i mundshëm/ Shpresat e titullit i luan e cunguar, Tirana zbret në fushë me 9 mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 12:05

Formacioni i mundshëm/ Shpresat e titullit i luan e cunguar, Tirana zbret në fushë me 9 mungesa

Tirana përballet me Erzenin me vetëm dy rezerva nga ekipi i parë. Veç 11-shes që do të jetë në fushën e lojës, nga ekipi i parë në stol do të jetë Tafa dhe Kiri, dy lojtarë që nuk kanë luajtur asnjëherë në Superiore aq sa për të qenë vendimtarë në fushë.

tirana

Veç të dëmtuarve Patrik, Nikqi dhe Lushkja, ekipit do t’i mungojnë të dënuarit e disiplinës. Jashtë nga titullarët janë Aleksi, Hasani, Bekaj dhe Lulaj. Nga rezervat mungojnë Gjumsi, Iseni. Shkurt një skuadër futbolli së bashku me të dëmtuarit. Në këtë moment që flasim, Tirana ka vetëm 11 futbollistë, plus Tafën dhe Kirin, e për ta mbushur stolin e rezervave ka marrë titullarët e 19-vjeçarëve.

Në fushë, Shehi do të hedhë më të mirët edhe pse presioni ka qenë i madh që ekipi të luajë me 19-vjeçarët. Do të shihet në fushën e lojës me cilët lojtarë, Tirana do të paraqitet në “Niko Dovana” për sfidën e fundit në Superiore për këtë sezon futbolistik.

FORMACIONI I MUNDSHËM

TIRANA: Lika, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Përgjoni, Deliu, Qefalija, Hila, Haxhiu, Abazaj, Berisha
Trajner. Orges Shehi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"