Formacioni i mundshëm/ Sfida ndaj Junajtid, sa shumë dyshime për trajnerin Pioli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2021 | 10:21

Formacioni i mundshëm/ Sfida ndaj Junajtid, sa shumë dyshime për trajnerin Pioli

Pragndeshje plot dyshime kjo ndaj Mançesterit për Stefano Piolin. Megjithëse, infermieria është thuajse bosh, trajneri po shfrytëzon minutat e fundit për të përzgjedhur titullarët.

Pioli.Milan.serio.2021.750x450

Nga informacionet e fundit, Donaruma do të jetë rregullisht në portën ndërsa Dalo do të luajë në të djathtë pasi Kalabria nuk është ende në formën ideale. Në korsinë e majtë do të luajë Hernandez, ndërsa dyshja e qendrës do të përbëhet nga Kjaer e Tomori, me Romanjolin që mund të ulet në stol.

Kesi dhe Meite do të jenë “diga” e mesfushës, ndërsa dyshimet më të mëdha kanë të bëjnë me sulmin ku Ibra dhe Rebiç kandidojnë për një fanellë titullari. Kruniç, Selemekers e Çalhanoglu e kanë vendin e sigurt.

fORMACIONI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"