Formacioni i mundshëm/ Reja bën testimet e para, gradohen Kumbulla, Broja e Çekiçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2020 | 22:55

Formacioni i mundshëm/ Reja bën testimet e para, gradohen Kumbulla, Broja e Çekiçi

Dje, trajneri i Kombëtares ka ftuar Emiliano Bullarin, talentin e Olimpiakosit. Me Kombëtaren U-21 ai numëron 3 ndeshje, dy zyrtare dhe një miqësore, në të cilat ka arritur që të shënojë tre gola.

kOMBETARJA

Djaloshi 19-vjeçar është ftuar nga Reja në stërvitje dhe do të qëndrojë deri në ditën kur ekipi të niset drejt Kazakistanit, pa mohuar shanset për të qenë pjesë e kuqezinjve për dy transfertat. Kjo edhe lidhur me faktin që në Kombëtare pritet që të mbërrijë sot Xhakomo Vrioni, sulmuesi i Juventusit U-23.

PROVAT ME FORMACIONIN

Kastriot Dermaku është stërvitur veçmas dje, për shkak të disa shqetësimeve që ka ndier. Ndërkohë, pasditen e djeshme në Durrës, Reja ka ideuar një variant të 11-shes titullare. Në mbrojtje, Kumbulla-Gjimshiti-Mihaj kanë pasur në krahë Uzunin djathtas dhe Lenjanin majtas.

kOMBETARJA5

Para tyre, Keidi Bare është vendosur me Abrashin në të majtë dhe Çekiçin në të djathtë. Në majë të sulmit, një nga provat ka qenë dyshja Manaj-Broja. Sigurisht që është ende herët për të thënë versionin final, por trajneri po merr përgjigjet e para të ideve që ka kohë disa ditë për t’i testuar.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"