Formacioni i mundshëm/ Nicës i mungon mesfushori i rëndësishëm, rikthehet Shkurtaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2023 | 11:28

Formacioni i mundshëm/ Nicës i mungon mesfushori i rëndësishëm, rikthehet Shkurtaj

Laçi në formë, tri pikët e mbajnë në lojë për Europën Laçi pret Erzenin në orën 15:00, në një ndeshje ku tri pikët janë objektivi kryesor për të besuarit e trajnerit Stavri Nica. Kjo sfidë mbyll javën e 32-të dhe luhet disa orë pasi kurbinasit dhe shijakasit kanë mësuar rezultatet e rivalëve të tyre në luftën për Europën dhe mbijetesën në Superiore.

Laci

Bardhezinjtë po kalojnë një moment të shkëlqyer në kampionat dhe tashmë janë 6 pikë nga vendi i tretë, që të jep një biletë për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Nica do të ketë një grup të plotë futbollistësh, me përjashtim të mesfushorit Serxho Ujka, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të pushojë këtë javë. Mungesa e Ujkës është shumë e rëndësishme për skemat e bardhezinjve, pasi bëhet fjalë për një nga lojtarët më të mirë në mesfushë.

Megjithatë, Nica ka disa alternativa për të zëvendësuar 24-vjeçarin. Qato dhe Babatunde janë gati për një fanellë titullari, ndërsa i gatshëm rikthehet edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj, i cili mungoi ndaj Bylisit për shkak dëmtimi. Gjasat janë që formacioni të jetë i njëjtë me atë që fitoi kundër Bylisit, ku ndryshimi i vetëm do të jetë Babatunde në vend të Ujkës. Sa i përket sulmit, rikonfirmohet nga minuta e parë malieni Guindo.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velkoski, Alla (Turkaj), Ziko, Manellari, Bibo (Qato), Barjamaj (Babatunde), Spahiu, Mazrekaj (Shkurtaj), Guindo
TRAJNER: STAVRI NICA

LACI (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"