Formacioni i mundshëm/ “Mundim Besëlidhjen, vitin tjetër shihemi në elitë”, trajneri i Burrelit: Nuk jemi euforik, qëndrojmë me këmbë në tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 10:13

Formacioni i mundshëm/ “Mundim Besëlidhjen, vitin tjetër shihemi në elitë”, trajneri i Burrelit: Nuk jemi euforik, qëndrojmë me këmbë në tokë

Burreli luan vetëm për fitore me Besëlidhjen, rrugë tjetër nuk kanë. Fitorja e Dinamos kushtëzon matjanët që të mos lënë asnjë pikë. Çdo gabim do t’u hiqte mundësinë për të rimarrë kreun. Skuadra është parapërgatitur për një duel realisht të fortë, madje vetë Samuel Nikaj e quan një finale. Teksa flet për “Panorama Sport”, trajneri thotë:

Nikaj

“Fitorja ndaj Partizanit B nuk ishte e lehtë, pasi përballë kishim një ekip me kualitete. Ne e kishim vlerësuar maksimalisht dhe arritëm rezultat pozitiv. Gjithsesi, kjo nuk na ka bërë euforikë, përkundrazi. Do të qëndrojmë me këmbë në tokë. E kam thënë dhe vazhdoj ta them, çdo ndeshje është si finale për ne.

Kështu do të jetë edhe me Besëlidhjen. Përqendrimi është maksimal, pasi e dimë që as kjo ndeshje nuk është e lehtë. Por, besoj tek energjia dhe dëshira e lojtarëve, që do të na japin tri pikët dhe rrjedhimisht kreun.

b

Për fat, formacionin e kemi të plotë, megjithëse taktika ime ka qenë që në çdo ndeshje të kem rrotacion. Burreli nuk do të ndalet dhe vitin e ardhshëm na gjeni në Superiore”.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"