Formacioni i mundshëm/ Mirel Josa me “dhimbje koke”, Kukësi pa yllin e ekipit ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 10:55

Formacioni i mundshëm/ Mirel Josa me “dhimbje koke”, Kukësi pa yllin e ekipit ndaj Teutës

Përballja mes Teutës e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 16:00, do të ngrejë siparin e javës së 21-të të Kategorisë Superiore. Të besuarit e Mirel Josës, do të kërkojnë të rikthehet te fitorja pas disfatës ndaj Partizanit.

Kukesi stervitje

Ndërkohë, te verilindorët një mungesë e madhe është ajo e kapitenit Agim Ibraimi, i cili u dëmtua në gju në ndeshjen ndaj Partizanit. Mësohet se fantazisti mund të kthehet i gatshëm për trajnerin Josa në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Laçit, që do të luhet të mërkurën në Elbasan. Sot për veriorët do të rikthehet në formacion mbrojtësi Bruno Lulaj.

kUKESI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"