Formacioni i mundshëm/ Kukësi kërkon mbijetesën para tifozëve, ja si pritet të rreshtohen verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 10:18

Formacioni i mundshëm/ Kukësi kërkon mbijetesën para tifozëve, ja si pritet të rreshtohen verilindorët

Kukësi luan një finale mbijetese në “Kukës Arena”, teksa në orën 15:00 do të sfidojë Teutën, kundërshtarin më të afërt që synon t’i rrëmbejë pozicionin në klasifikim.

kukesi

Detyrën më të vështirë në këtë ndeshje dhe javët e mbetura të Superiores e ka trajneri Rraman Hallaçi. Edhe pse me uljen në stol krijoi një filozofi të vetën në lojë, madje edhe titullarët ishin thuajse fiks, dilemat i janë shtuar në javët e fundit. Tekniku është përpjekur të bëjë lëvizje te titullarë të veçantë, por sërish kanë rezultuar të pasuksesshme për aq kohë sa skuadra nuk ia ka dalë të marrë dot rezultatet. Edhe në përballjen me Teutën, përpos dilemave që ka në kokën e tij, pritet të luajë si zakonisht me ndonjë ndryshim të vogël, pasi edhe skuadra nuk ka shumë alternativa në dispozicion.

Ndërkohë, prej javësh presioni në kampin kuksian ka arritur kulmin, sepse javët po kalojnë dhe skuadra nuk po i largohet dot fundit, duke qenë shumë pranë zonës së rënies. Kundër durrsakëve ky presion ka arritur kulmin, sepse një humbje do të sillte pasoja te e gjithë skuadra. Gjithsesi, për momentin në klub shpresojnë të kenë lënë gjithçka pas dhe të nisin serinë e rezultateve pozitive. Pas 30 javësh kampionat, verilindorët pozicionohen në vendin e tetë, një pozicion që të çon në një ndeshje shtesë për qëndrimin në Superiore.

Diferenca e Kukësit me Teutën është vetëm dy pikë më pak dhe një triumf të dielën do të ishte shumë domethënës për vazhdimësinë në kampionat. Deri pak javë më parë shpresohej edhe arritja e Europës, por duke parë situatën delikate, te Kukësi duan që fillimisht të sigurojnë mbijetesën.

FORMACIONI I MUNDSHËM

KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Ebert, Ndreca; Momoh, Sh.Taipi; Basha, Gj.Taipi, Ousu; Rashiti
Trajner: Rraman Hallaçi

KUKESI (1)

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"