Formacioni i mundshëm i Interit ndaj Viktoria Plzen në Champions/ Handanoviç dhe Onana në balotazh për portën, Asllani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 14:42

Formacioni i mundshëm i Interit ndaj Viktoria Plzen në Champions/ Handanoviç dhe Onana në balotazh për portën, Asllani…

Simone Inzagi nuk e ka zbuluar cili do të jetë portieri i zikaltërve për sfidën e sotme edhe pse premisat janë që Handanoviç të bëjë debutimin e tij në Champions League.

INTER

Bastoni do të marrë vendin e tij në të majtë të mbrojtjes, ndërkohë që në të njëjtën korsi pritet Gosens.

Barela po ashtu pritet të rikthehet titullar në Champions, pasi nuk luajti asnjë minutë ndaj Bajernit si gjithmonë krah Brozoviçit e Çalhanoglusë, ndërkohë që në të djathtë Darmian do të marrë vendin e Dumfrisit, që ende nuk është në formën maksimale të tij.

Si gjithmonë sulmi do të udhëhiqet nga Lautaro që në krah do të ketë Xhekon, në mungesë të ndonjë surprizë.

Vlen të theksohet se sërish Kristjan Asllani nuk do të jetë titullar dhe do ta nisë nga pankina këtë sfidë.

in (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"