FORMACIONI I MUNDSHËM/ E gjithë skuadra në dispozicion, 11-shja e Partizanit si ekuacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 8:30

FORMACIONI I MUNDSHËM/ E gjithë skuadra në dispozicion, 11-shja e Partizanit si ekuacion

Partizani ka mbyllur ditën e djeshme përgatitjet për ndeshjen ndaj Laçit, e planifikuar sot në orën 19:00 në stadiumin e kuq.

partizani

Si thuajse asnjëherë tjetër, Partizani do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën dhe trajneri Kolela nuk do të jetë i kushtëzuar nga dëmtimet dhe nga pezullimet.

Ndryshe nga ndeshja e shkuar në kampionat, këtë herë do të mungojë Rrapaj, i transferuar te Ludogorets në Bullgari.

Nëse mbrojtja pritet të jetë e njëjta me atë ndaj Egnatias, mesfusha dhe sulmi do të pësojnë ndryshime dhe janë plot dilema. Telushi pritet të gradohet titullar, teksa në sulm pritet rikthimi i Da Silvas.

0 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"