Formacioni i mundshëm/ Dibalën drejt Milanit e ndal paga, “Djalli” nis ofensivën për mesfushorin e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2022 | 21:49

Formacioni i mundshëm/ Dibalën drejt Milanit e ndal paga, “Djalli” nis ofensivën për mesfushorin e Çelsit

Me t’u rinovuar kontratat e Pao lo Maldinit dhe Frederik Masarës, Milani tani mund të përqendrohet në merkato. Sipas “Corriere della Sera”, kuqezinjtë do të duhet të kompensojnë kohën e humbur, me Juventusin dhe Interin që kanë përparuar në aspektin e afrimeve. Pavarësisht situatës, diçka po lëviz.

zijeh-dibala

Sipas të njëjtit burim, rrethi i Paulo Dibalës do të ishte i gatshëm të kontaktonte Milanin pas sondazheve të para të ditëve të fundit. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se është përfolur edhe një ofertë prej 4 milionë eurosh që kuqezinjtë ia kanë drejtuar argjentinasit. Interi, ndërkohë që e ka lënë në pritje, i ka premtuar 5 milionë euro dhe 1 milion të tjera bonus nëse Dibala luan 50 për qind të ndeshjeve sezonale.

Ky propozim nuk e ka kënaqur Horge Antunin (menaxheri i “La Joya”- s) e vështirë se do ta kënaqnin paratë e ofruara nga Milani, por fakti që dëshiron takimin flet qartë se akordi me zikaltrit nuk është edhe aq i sigurt.

ZIEH MË PRANË – Pas firmës me Origin, “Djalli” ka edhe objektiva të tjerë për të forcuar repartin e avancuar. Asensio i Realit të Madridit, Zieh i Çelsit dhe De Ketelere i Bryzhit janë emra shumë të përmendur pranë kampionëve të Italisë.

Pikërisht marokeni i bluve të Londrës duket se do të jetë firma e radhës. Nga Anglia konfirmojnë bisedimet e nisura mes Milanit dhe përfaqësuesve të lojtarit i cili duket i predispozuar të ulë edhe rrogën për t’u transferuar në Milano.

Çelsi gjithashtu pret të lirohet nga rroga e futbollistit e të tjerë si ai (Odio dhe Pulisiç). Huazimi me të drejtë blerjeje duket mënyra më e mundshme për akord, ndaj mbeten për t’u përcaktuar shifrat.

Tetë gola dhe 6 asiste në 44 prezencat e sezonit të fundit ndoshta nuk janë kartëvizita më e mirë e Ziehut, por Milani beson në cilësitë e 29-vjeçarit që duket elementi i duhur për korsinë e djathtë në një rol ku Salmakers e Mesias nuk kanë dhënë atë që pritej.

milan

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"