FORMACIONI I MUNDSHËM/ Besëlidhja eliminoi Partizanin, Tirana sfidon lezhjanët me…stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2020 | 23:46

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Besëlidhja eliminoi Partizanin, Tirana sfidon lezhjanët me…stolin

Të enjten, Tirana do të luajë ndeshjen e parë çerekfinale në Kupën e Shqipërisë, ku përballë do të ketë Besëlidhjen e Kategorisë së Parë. Duke parë kundërshtarin si dhe vështirësinë e ndeshjes me Teutën, Tirana, me sa është marrë vesh, do të hedhë në fushë një formacion miks.
TIRANA LUFTETARI
Shans do të kenë ata që nuk kanë luajtur shumë deri në sfidën me Luftëtarin. Në portë, si titullar do të luajë Bakaj. Mbrojtja do të jetë e formuar nga Doka ose Kraja në të djathtë. Më në qendër Osmani dhe Sidibe dhe majtas, me shumë mundësi do të luajë Hoxhallari. Në mesfushë, Karabeci, Stafa dhe Hasani do të jenë diga, ndërsa në sulm do të rreshtohen Dunga, Halili e Morina. Gjithsesi, ky formacion nuk është vendosur, pasi Egboja gjithmonë e rreshton skuadrën titullare ditën e fundit të stërvitjes.

tiranana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"