Formacioni fitues nuk ndryshon, ja si pritet të luajë Skënderbeu ndaj Laçit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 31, 2018 | 15:08

Formacioni fitues nuk ndryshon, ja si pritet të luajë Skënderbeu ndaj Laçit

Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet ditën e djeshme me një seancë të fundit stërvitore të zhvilluar në orën 17:00, atje ku trajneri Shehi i ka dhënë dorën e fundit planit për duelin kundër Laçit.

shehi

Në seancën e fundit, bardhekuqtë janë ndalur kryesisht te skemat tekniko-taktike, si në rreshtimin e lojtarëve në fushë në varësi të situatave të ndryshme të lojës, ashtu edhe në goditjet standarde që trajneri ka punuar më shumë. Pas seancës stërvitore, ekipi ka shkuar menjëherë në grumbullim për të qëndruar i qetë në pritje të takimit të sotëm përballë kurbinasve në Korçë. Takim ky, ku Skënderbeu do të kërkojë fitoren e tretë radhazi dhe vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Situata Nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë pasditen e sotme në ndeshjen kundër Laçit.

skend

Korçarët do të jenë i njëjti ekip që fitoi në dy takimet e para të Superiores dhe duket se Shehi i qëndron besnik faktit që ekipi fitues nuk ndryshon. Nga porta do ta nisë Teqja, ndërsa në prapavijë do të vendosen sërish Vangjeli në të djathtë, Abazi në të majtë dhe Aliti së bashku me Radasin në qendër. Muzaka dhe Demte do të jenë kolegët e repartit për Ditën që do të zërë pozicionin e ekranit para mbrojtjes, ndërsa në sulm Krasniqi do të ketë mbështetjen e Gripshit në njërin krah dhe Dejvi Bregut në krahun tjetër.





www.minuta90.com