Formacioni anti-Tirana/ Hakaj në vend të Trashit, Telushi qetëson të kuqtë, dilema ende për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 22:07

Formacioni anti-Tirana/ Hakaj në vend të Trashit, Telushi qetëson të kuqtë, dilema ende për sulmin

Me rikthimin e Eneo Bitrit nga pezullimi, por edhe me Trashin të pamundur ndryshimet në formacion janë të pashmangshme te “demat” për duelin me bardheblutë. Esin Hakaj pritet që të zërë vendin e Trashit në të majtë të mbrojtjes, madje trajneri e përgëzoi paraqitjen e shkodranit ndaj Bylisit, kur hyri në vend të 27-vjeçarit të dëmtuar.

esin hakaj

Bitri ishte i pezulluar nga kartonët ndaj ballshiotëve, por me rikthimin e tij do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes me Belicën. Këto janë ndryshimet e detyruara, por në krahasim nga ndeshja me Bylisin nuk përjashtohet mundësia që lëvizjet të jenë më të shumta.

Sulmuesit e huaj janë nën akuzë prej kohësh, ndaj nuk është çudi që në derbi trajneri Sormani të bëjë një formatim ndryshe në fazën sulmuese, gjë e cila pritet të mësohet në ditët në vijim.

sOLOMON

Dje kampionët kanë nisur përgatitjet për Tiranën në kompleksin “Internacional” në Pezë. Seanca e djeshme ka nisur me probleme dhe me grup jo të plotë. Deian Boldor mungoi ndaj Bylisit, por mbetet në dyshim edhe për derbin, pasi edhe dje është përgatitur i diferencuar.

Telushi sakrifikoi ndaj ballshiotëve, por për të premten parashikohet të jetë në gjendje optimale.

Telushi45 (1)

formacioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"