Formacioni anti-Skënderbeu/ Seferi dhe Xhixha kërkojnë golin pas një muaji… “heshtje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2022 | 8:29

Formacioni anti-Skënderbeu/ Seferi dhe Xhixha kërkojnë golin pas një muaji… “heshtje”

Tirana do të përballet ditën e diel me Skënderbeun.

SKENDERBEU TIRANA

Skuadra bardheblu do të mbyllë sot përgatitjet dhe më pas do të niset drejt Pogradecit ku do të qëndrojë para ndeshjes me korçarët.

Ekipi është i plotë, ndërsa dihet se Behiratçe mungon prej kartonëve. Dyshja e sulmit Seferi-Xhixha dëshirojnë golin pas pauzës më shumë se njëmujore pa tundur rrjetën.

Shehi pritet të luajë me më të mirët. Për sa i përket formacionit, në portë aktivizohet Bekaj. Në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Hoxhallari e Ismajlgeci.

Në mesfushë Totre, Toli e Limaj dhe në sulm treshja De Silva, Seferi e Xhixha.

Xhixha luan nga minuta e parë, sepse e ka kaluar dëmtimin dhe është gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë.

Tirana ka në dorë fundin e tabelës, sepse luan rresht me tri ekipet e fundit.

Ajo kërkon të jetë e drejtë dhe dëshiron të marrë tri fitore me Skënderbeun, Egnatian dhe Kastriotin. Me të tria skuadrat bardheblutë kanë lënë pikë këtë sezon.

TIR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"