Formacioni anti-Skënderbeu/ Mala dhe Kaçe “gradohen” titullarë, si pritet të rreshtohen “demat” e Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 23:44

Formacioni anti-Skënderbeu/ Mala dhe Kaçe “gradohen” titullarë, si pritet të rreshtohen “demat” e Ilir Dajës

Partizani luan ditën e shtunë kundër Skënderbeut, transferta e dytë radhazi në këtë fillim kampionati. “Demat e kuq” e nisën me humbje sezonin e ri në Superiore, ku u mposhtën 0- 1 ndaj Teutës në “Elbasan Arena”.

ergys kace

Në Korçë pritet reagimi i të kuqve dhe synohet rezultati pozitiv. Daja ka pasur grupin e plotë për këtë sfidë, përveç shqetësimeve fizike të Muratajt dhe Kotes. Përgatitjet anti-Teuta kanë nisur ditën e parë me dy seanca, për të vijuar më pas me seancën e zakonshme pasdite.

FORMACIONI – Daja pritet të bëjë disa ndryshime nga formacioni që u mposht në sfidën ndaj Teutës. Albion Marku pritet të zëvendësojë Gligorovin në të djathtë të mbrojtjes, që po ashtu nuk dha aq sa duhet përballë durrsakëve. Belica dhe Damçevski nuk pritet të lëvizin nga qendra e mbrojtjes, ashtu edhe si Musta në të majtë.

Rrapaj dhe Marku do të ruajnë vendin e tyre në mesfushë, aty ku do t’u bashkohet afrimi më i bujshëm i verës, Ergys Kaçe. Mesfushori i Kombëtares luajti në 20 minutat e fundit ndaj Teutës dhe tashmë është edhe më në formë të mirë fizike, për ta nisur nga minuta e parë kundër Skënderbeut.

Formacioni i Partizanit

Lukas Kardozo pritet të ulet në stol, me Malën që do të luajë në krah të sulmit. Zhuniori ruan vendin e tij si qendërsulmues, ndërsa Filipoviçi me shumë gjasa do ta zëvendësojë Tedi Carën, për të luajtur dhe ai sfidën e parë si titullar me “demat”. Në minutat e pakta që luajti kundër Teutës, sulmuesi kroat tregoi aftësi të mira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"