Formacioni anti-Partizan, si pritet të rreshtohet Skënderbeu i Migen Memellit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 21:16

Formacioni anti-Partizan, si pritet të rreshtohet Skënderbeu i Migen Memellit

Skënderbeu në javën e dytë pret në shtëpi Partizanin pa praninë e kapitenit Zguro. Gjithsesi, Memelli duket se e ka gati formacionin që do të hedhë në fushë për këtë ndeshje.

MEMELLI MEKSI

Vendin e Zguros të pezulluar nga kartoni i kuq pritet ta zërë Jurgen Vrapi, nga mesfusha do të spostohet në të majtë të mbrojtjes.

Kjo do të sjellë zhvendosje edhe në mesin e fushës, ku pritet që të luajnë nga minutat e para Zhan Viktor së bashku me Marën dhe Vangjelin. Vendin që lë bosh spostimi i Vrapit në prapavijë pritet që ta zërë Mensah, i cili do të formojë dyshen e sulmit së bashku me Bismarkun në këtë takim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"