Formacioni 470 milionë paund/ Surprizon Guardiola: S’jemi favoritë në Champions, sekreti i Sitit tim është se kemi shumë para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 13:49

Formacioni 470 milionë paund/ Surprizon Guardiola: S’jemi favoritë në Champions, sekreti i Sitit tim është se kemi shumë para

Pep Guardiola i ësh të përgjigjur me një batutë pyetjes se cila është arsyeja e formës së Mançester Sitit, që ka regjistruar 19 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet. Sipas trajnerit katalanas, “Qytetarët” kanë luksin e të pasurit shumë para. Pas fitores 2-0 kundër Gladbahut në 1/8- at e Champions-it, anglezët treguan se janë një nga pretendentët serioz për trofeun europian këtë sezon, bashkë me Bajernin.

guardiola

Gjërat në kampionat shkojnë shkëlqyeshëm, ku ata kryesojnë +10 nga ndjekëset më të afërta, Junajtid dhe Lestëri. Skuadra e Pepit është gjithashtu në finalen e Kupës së Ligës, që do kërkojë ta fitojë për herë të katërt radhazi, por edhe në çerekfinalet e Kupës FA. “Ne kemi shumë para për të blerë shumë futbollistë të pabesueshëm”, tha Guardiola në konferencën pas ndeshjes në Budapest të mërkurën:

“Është e vërtetë. Pa lojtarë cilësorë ne nuk do të mund t’ia arrinim. Lojtarët kanë një marrëdhënie fantastike mes tyre. Ata e luajnë çdo ndeshje duke menduar vetëm për ta fituar. Ne do ta shijojmë këtë natë dhe pastaj do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, atë kundër Uest Hemit të shtunën. Njerëzit flasin për ndeshjen e kthimit, por ajo është pas tre javësh dhe ne mendojmë vetëm për Uest Hemin.

Kur shoh Bajernin e Mynihut, nuk mendoj se jemi ne favoritët. Synimi im i radhës është Uest Hemi pas tri ditësh. Nëse njerëzit thonë se ne jemi favoritët, duhet ta pranojmë atë, por mos harroni se jemi një ekip që në të gjithë historinë e tij nuk ka qenë një herë të vetme në gjysmëfinale. Por nëse ata e thonë, ne duhet ta pranojmë”.

SHPENZIMET – Në 20 vitet e fundit, Siti ka shpenzuar shifrën rekord të 2 mil iardë paundëve për të transferuar lojtarët më të fortë në botë, që kur sheiku Mansur bleu klubin në vitin 2008-të.

Që kur Guardiola erdhi në “Etihad” në vitin 2016, Siti ka shpenzuar gati 700 milionë paund për të forcuar ekipin me emra si Mahrez (60 mln), Bernardo Silva (43 mln), Leroi Sane (37 mln), Gabriel Zhezus (27 mln), Ilkai Gyndoan (21 mln) dhe Rodri (65 mln). Por është mbrojtja reparti ku Siti ka investuar më shumë, me Ruben Diazin afrimin më të fundit në klub (64 mln paund).

siti

Diaz, së bashku me Uokerin (54 mln), Laporten (57 mln), Kanselon (55 mln), Aken (40 mln), Mendinë (52 mln), Stonsin (47.5 mln) dhe Danilon (27 mln), janë blerjet e Pepit. Ndërsa në portë, ai transferoi Edersonin për 35 mln dhe Bravon për 17 mln, edhe pse ky i fundit sot është larguar nga “Etihad”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"