VIDEO/ Lajpcigu “shtang” Totenhemin brenda në shtëpi, ekipi gjerman merr fitore me vlera të mëdha në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 22:59

VIDEO/ Lajpcigu “shtang” Totenhemin brenda në shtëpi, ekipi gjerman merr fitore me vlera të mëdha në transfertë

Lajpcigu ka mposhtur Totenhemin brenda në shtëpi me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për 1/16-ve në Ligën e Kampionëve.LAJPCIG

Gjermanët morën një fitore shumë të rëndësishme, duke shkuar në ndeshjen e kthimit në Gjermani në avantazhin e një goli në fushën kundërshtare.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me Lajpcigun që ishte më dominues dhe e kërkonte golin me ngulm. Pikërisht atë e gjeti në pjesën e dytë, kur i zakonshmi Verner e shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 58’. UYULO

Këtë avantazh ekipi gjerman e mbrojti deri në fund dhe shkojnë në shtëpi me një fitore shumë të rëndësishme që iu lejon kalimin në raundin tjetër.

FT| Totenhem-Lajpcig 0-1

Verner 57′

Formacionet zyrtare të sfidës Totenhem-Lajpcig:

Totenhem: Loris, Urier, Aldervild, Sançez, Uinks, Karvajo, Fernandes, Lo Çelso, Ali, Berzhuin, Lucas Moura. Tr.Hoze Murinjo.

Lajpcig: Gulashi, Mukiele, Halstenberg, Klostermann, Anxhelino, Laimer, Ampadu, Sabitzer, Nkunku, Shik, Verner. Tr.Julian Nagelsman.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"