FORMACIONET ZYRTARE| Roma-Benevento/ Kumbulla në stol, Fonseka cakton në vend të tij një mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 18, 2020 | 20:17


FORMACIONET ZYRTARE| Roma-Benevento/ Kumbulla në stol, Fonseka cakton në vend të tij një mesfushor

Marash Kumbulla do ta nisë sfidën e sotme kundër Beneventos nga stoli. Kështu ka vendosur trajneri i Romës Paulo Fonseka për mbrojtësin 20-vjeçar shqiptar. Në mënyrë të habitshme, trajneri portugez ka aktivizuar në pozicionin e Kumbullës mesfushorin e qendrës Brajan Kristante.
kumbulla1-2-738x375
Roma luan ndeshjen e katërt në kampionat dhe kërkon të fitojë me çdo kusht kundër skuadrës së Filipo Inzagit.

Kumbulla u aktivizua në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren e Shqipërisë ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë (të dy ndeshjet përfunduan 0-0).

FORMACIONET ZYRTARE

Roma (3-4-2-1): Mirante; Mancini, Cristante, Ibanez; Santon, Veretout, Lo. Pellegrini, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko. Trajner: Paulo Fonseka.

Benevento (4-3-2-1): Montipò; Letizia, Glik, Caldirola, Foulon; Ionita, Schiattarella, Dabo; Iago Falque, Caprari; Lapadula. Trajner: Filipo Inzagi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com