Formacionet e mundshme|Vllaznia-Bylis/ Shkodranët gati të përfitojnë prej derbit, ja si mund të rreshtohen skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 10:06

Formacionet e mundshme|Vllaznia-Bylis/ Shkodranët gati të përfitojnë prej derbit, ja si mund të rreshtohen skuadrat

Vllaznia dhe Bylisi luajnë sot në Shkodër për javën e gjashtë të kampionatit. Shkodranët kanë shansin e mirë të rimarrin kreun e klasifikimit të Kategorisë Superiore pas barazimit mes Partizanit dhe Tiranës dje në derbi. Ekipi i Tomas Brdariç vjen nga humbja e parë e këtij sezoni ndaj Kukësit javën e kaluar 2-4 dhe sot kanë mundësinë e mirë të rikuperojnë 3 pikët humbura. Ballshiotët frenuan Teutën javën e kaluar në shtëpi he janë gati t’ua bëjnë gjithçka të vështirë kuqebluve.
MOMENTI-NE-VLLAZNIA-BYLIS-400x220
Vllaznia
Formacioni do të ketë sërish dy lëvizje nga përballja e fundit. Nga sa mësohet, në vend të Krujës pritet një aktivizim i Ardit Hoxhajt. Sa u përket lojtarëve të gatshëm që pritet të kenë një fanellë titullari, rikthimi i Isaevskit në të majtë të mesfushës do të sjellë edhe spostimin e Markut në pozicionin e tij natyral, në qendër të mesfushës. Kuqeblutë mund të luajnë sërish me 3-5-2. Në mbrojtje do të jetë treshja Gurishta, Adili e Imami. Në mesin e fushës do të vendosen Ardit Hoxhaj, Krymi, Marku, Imeri dhe Isaevski. Në sulm, Vllaznia me gjasë do të ketë sërish dyshen Dilaver e Dunga. Nga ana tjetër, ballshiotët nuk pritet të bëjnë shumë ndryshime.

FORMACIONET E MUNDSHME
VLLAZNIA-BYLIS (13:45)

vllaznia

bylis

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"