FORMACIONET E MUNDSHMEl Luftëtari-Teuta/ Martini nuk bën rrotacion nga ndeshja me Tiranën, durrsakët duan 3-pikëshin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 14:01

FORMACIONET E MUNDSHMEl Luftëtari-Teuta/ Martini nuk bën rrotacion nga ndeshja me Tiranën, durrsakët duan 3-pikëshin e radhës

Luftëtari dhe Teuta është takimi tjetër i javës së 30-ë të Kategorisë Superiore. Gjirokastritët, tashmë të rënë nga Kategoria Superiore do të mundohen të japin një paraqitje të mirë ndaj durrsakëve pas ndeshjeve zhgënjyese me Tiranën dhe Partizanin.

Teuta-Luftetari

Në kampin bluzi, portieri Shala është në balotazh me Qyranin. Mbrojtja pritet të përbëhet me Dragoshin, Isufin, Lalën dhe Kukajn.

Mesfusha mund t’u besohet Dukës, Qatos dhe Çelës, kurse reparti ofensiv mund të udhëhiqet nga Lika, Mehmetllari dhe Haxhiu.
Në kampin e “djemve të detit”, Martini paralajmëroi se nuk do të bëjë asnjë ndryshim në formacionin bazë nga takimi me Tiranën, edhe pse luan përballë një ekipi pa objektiva.

Formacionet e mundshme të sfidës Luftëtari-Teuta janë:

luftetari

teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"