FORMACIONET E MUNDSHME|Flamurtari-Teuta/ Durrsakët duan të realizojnë premtimin e Martinit, vlonjatët respektojnë kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2020 | 14:50

FORMACIONET E MUNDSHME|Flamurtari-Teuta/ Durrsakët duan të realizojnë premtimin e Martinit, vlonjatët respektojnë kampionatin

Flamurtari dhe Teuta do të zhvillojë sfidën e javës së 35-ë të Kategorisë Superiore në Vlorë. Durrsakët duan të “firmosin” pjesëmarrjen në Europë nëpërmjet kampionatit, kurse vlonjatët luajnë për të respektuar garën deri në fund.

flamurtari-teuta (1)

Të dyja skuadrat do të bëjnë të pamundurën për të marrë secila një rezultat të kënaqshëm.

Mungesa dhe rikthime te vlonjatët
Flamurtari ka mbyllur dje përgatitjet dhe është gati për të pritur Teutën. Stafi teknik ka “vulosur” edhe formacionin për këtë duel, ndërsa ndryshimet janë të pashmangshme krahasuar me ndeshjen ndaj Tiranës. Ka mungesa dhe rikthime për këtë 90- minutësh. Olsi Gocaj e humb javën e 35-të të Kategorisë Superiore, pasi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve. E megjithatë, ngushëllues është rikthimi i Shpëtim Moçka. Portieri ka shlyer pezullimin prej të verdhëve.
flamurtari
Problemet, Avdyli dhe Emiljano Vila pezull
Teuta u ka dhënë fund përgatitjeve anti-Flamurtar, me një seancë të zhvilluar dje paradite. Edi Martini u përqendrua më së shumti te kolaudimi i formacionit dhe dhënia e këshillave para kësaj transferte, e cila është e fundit për këtë sezon. Në Vlorë kanë udhëtuar me probleme për shkak dëmtimesh. Florent Avdyli dhe Emiljano Vila janë në dyshim për këtë duel. Edhe pse janë grumbulluar, ka pak shanse që ta nisin nga minuta e parë. Kosovari ka ndier shqetësime në kofshë gjatë stërvitjes të së enjtes, ndërsa durrsaku pësoi një frakturë në gishtin e këmbës ndaj Partizanit dhe ka punuar i diferencuar gjatë gjithë javës. As Gruda me F.Beqjen nuk janë në gjendje të mirë.

teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"