FORMACIONET E MUNDSHME| Vllaznia-Elbasani/ Brdariç nuk i kursen më të mirët, verdheblutë në provë “zjarri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 11:15

FORMACIONET E MUNDSHME| Vllaznia-Elbasani/ Brdariç nuk i kursen më të mirët, verdheblutë në provë “zjarri”

Vllaznia dhe Elbasani zbresin sot në fushën e “Loro Boriçit” për të përcaktuar çerekfinalistinj e shtatë të këtij sezoni në Kupën e Shqipërisë. Shkodranët vijnë me moral të lartë pas nisjes fantastike të kampionatit me dy fitore dhe pozicionit në vendin e parë. Në krahun tjetër, Elbasani vihet përballë një prove të vërtetë “zjarri” teksa për të filluar kthesën duhet të eliminojnë sot shkodranët.
124968603_3484339328309735_5471330376296090376_n
Pavarësisht se ekipi i tij niset dukshëm si favorit për këtë ndeshje, trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë kundër verdhebluve. Nga kampi tjetër, edhe trajneri Shkëlqim Lleshanaku e ka thuajse të përcaktuar 11-shen që do të zbresë në fushën e “Loro Boriçit”.

FORMACIONET E MUNDSHHME

FORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"