FORMACIONET E MUNDSHME| Teuta-Tirana/ Titulli kalon nga Durrësi, Egbo dhe Martini kanë gati më të mirët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 13:14

FORMACIONET E MUNDSHME| Teuta-Tirana/ Titulli kalon nga Durrësi, Egbo dhe Martini kanë gati më të mirët

Teuta-Tirana është kryendeshja e javës së 29-ë të Kategorisë Superiore. “Djemtë e detit” dhe bardheblutë do të zbresin në fushën e “Niko Dovanës” për të zhvilluar një përballje me rëndësi të madhe si për titullin kampion dhe pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.
teuta tiranaa
Për këtë takim, pritet që të dyja skuadrat të zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Me rreshtimin 4-2-3-1, Teuta përzgjedh në portë të përhershim Stivi Frashëri, kurse reparti i prapavijës përbëhet nga: Todorovski-Hoxha-Arapi-Kuro.

Në linjën e mesfushës pritet të vendosen si “diga” Aleksi dhe Avdyli. E.Vila-Kallaku-L.Vila do të mbështesin në sulm Rubin Hebajn.

Në krahun tjetër, Tirana me shumë gjasa do të inkuadrojë formacionin e zakonshëm titullar.
Porta i besohet Likës, i cili “blindohet” nga Doka-Muça-Vangjeli-Hoxhallari.

Batha-Çelhaka-Torasa marrin përsipër “regjinë” e lojës, kurse sulmi përbëhet nga Kobina-Ngo-Kale.

Nëse Teuta frenon sot Tiranën, shpresat e Kukësit për titullin kampion mund të rriten së tepërmi.

teuta
tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"