FORMACIONET E MUNDSHME| Teuta-Granada/ Todorovski nuk ia del, blerja e re gati të debutojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 9:55

FORMACIONET E MUNDSHME| Teuta-Granada/ Todorovski nuk ia del, blerja e re gati të debutojë

Teuta është gati. Me një seancë të zhvilluar në Shijak, skuadra u ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Europës. U bënë dy javë që skuadra është e përqendruar te Granada, e megjithatë Edi Martini dje është marrë me detajet finale për këtë përballje.
119458144_10158727566914462_5737954119027595156_o
Veç vendosjes së ekipit në fushë dhe këshillave të shumta, nuk kanë munguar as provat nga pika e bardhë. Nëse një ditë më parë morën lajme të mira nga Blagoja Todorovski, dje zyrtarisht u konfirmua se nuk ia del. Mbrojtësi vërtet iu bashkua grupit, por nuk ka gjendjen optimale. Për këtë motiv kanë zgjedhur që ta lënë jashtë dhe në vend të tij do të aktivizohet Fabian Beqja.
karabeci
Nga afrimet e fundit në merkato, pritet që të debutojë Erando Karabeci. Mesfushori është projektuar si titullar për këtë duel.

FORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"