Formacionet e mundshme| Teuta-Bylis/ Martini vetëm një dilemë në mesfushë, Dovedan gati t’u japë debutimin dy lojtarëve të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 13:31

Formacionet e mundshme| Teuta-Bylis/ Martini vetëm një dilemë në mesfushë, Dovedan gati t’u japë debutimin dy lojtarëve të rinj

Teuta-Bylis është sfida e dytë e për ditën e sotme në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë Superiore. Durrsakët vijnë pas humbjes së parë në këtë sezon ndaj Vllaznisë 1-0 javën e kaluar në Shkodër, ndërsa ballshiotët kanë marrë zemër pas barazimit 0-0 me Tiranën.
Teuta-Bylis
Për këtë takim, trajneri i durrsakëve, Edi Martini ka vetëm një pikëpyetje për të zgjidhur në mesfushë teksa duhet të zgjedhë njërin mes Florent Avdylit dhe Erando Karabecit. Me largimin e Rubin Hebajt, Blerim Krasniqit i mbetet sot detyra e qendërsulmuesit.

bylis
Bylisi shkon me mungesa në Durrës, ndërsa teuta është e plotë për këtë takim. Pa Muratajn që është shitur te Partizani, por edhe Mëllugjën që duket drejt të kuqve, ku edhe ai pritet të shitet. Mungon edhe Ndreca, i pezulluar nga kartonët, ndërsa Alain pritet ta nisë nga stoli. Me shumë gjasa, formacioni i Bylist sot parashikohet me dy brazilianët, Lorran dhe Neto, si titullarë.

TEUTA BYLIS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"