Formacionet e mundshme| Skënderbeu-Laçi/ Pikëpyetje që duan zgjidhje për Ahmatajn dhe Nicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 12:26

Formacionet e mundshme| Skënderbeu-Laçi/ Pikëpyetje që duan zgjidhje për Ahmatajn dhe Nicën

Skënderbeu dhe Laçi përballen sot në kuadër të javës së gjashtë të Kategorisë Superiore në orën 13:45. Kurbinasit vijnë me moral të lartë pas fitores së thellë 6-1 javën e kaluar ndaj Apolonisë, kurse korçarët duan të “thajnë plagët” e humbjes së rëndë 4-0 ndaj Partizanit.
Skenderbeu-Laci5
Bardhekuqtë kanë arritur të rikuperojnë dy futbollistit Meksi dhe Dumfur. I pari kaloi koronavirusin, ndërsa i dyti ka lënë pas dëmtimin, por sipas gjaave të dy nuk do të jenë sot në fushë. Dilema e vetme për trajnerin Ahmataj është në mesfushë ku duhet të zgjedhë njërin mes Marës dhe Taipit.

Edhe te Laçi ka pikëpyetje për formacionin bazë. Trajneri Nica duhet të zgjedhë mes Tekos dhe Prengës në sulm, si dhe mes Kërçikut dhe Lushkjas.

SKËNDERBEU-LAÇI

SKËNDERBEU (4-3-3): Dajsinani, Vitija, Bicaj, Qaqi, Govori, Rrapaj, Taipi (Mara), Dovuna, Berisha, Armah, Pusi. Trajner: Julian Ahmataj.

LAÇI (4-3-3): Sherri, Marku, Ignjatoviç, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Kërçiku (Lushkja), Prenga (Teko), Nuabueze, Xhixha. Trajner: Stavri Nica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"