FORMACIONET E MUNDSHME| Skënderbeu-Bylis dhe Kukësi-Apolonia, ja si pritet të rreshtohen 4 skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 14:58

FORMACIONET E MUNDSHME| Skënderbeu-Bylis dhe Kukësi-Apolonia, ja si pritet të rreshtohen 4 skuadrat

Skënderbeu-Bylis dhe Kukësi-Apolonia janë sfidat që do të përcaktojnë dy gjysmëfinalistët e tjerë të Kupës së Shqipërisë.
bylis skenderbeu
Për sfidën në Elbasan, tekniku Shehi do të krijojë një formacion të miksuar mes lojtarëve të stolit dhe formacionit bazë. Musolli, Ethemi, Limaj dhe Teqja pritet të udhëheqin verilindorët në takimin kundër fierakëve. Në krahun tjetër, trajneri Mërgjyshi pritet t’u besojë të njëjtëve lojtarëve që u aktivizuan në takimin e parë, që u fitua në fund nga Kukësi.
Apolonia-Kukesi 1-2
Një tjetër sfidë me rëndësi është ajo në Korçës mes Skënderbeut dhe Bylisit. Pollozhanin e dëmtuar, tekniku Daja pritet ta zëvendësojë me Pëllumbin, ndërsa Jorgon Meksin e dëmtuar dhe që ka mbyllur sezonin pritet ta zëvendësojë me Marën.

Pavarësisht se është një ndeshje e Kupës së Shqipërisë, trajnerët Daja dhe Dovedan do t’u besojnë titullarëve të kampionatit.

BYLIS SKENDERBEU

KUKESI APOLONIA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"