Formacionet e mundshme, Partizani-Kamza/ Të kuqtë me gjysëm ekipi, kamzalinjtë luajnë me 3 ish-lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 13:41

Formacionet e mundshme, Partizani-Kamza/ Të kuqtë me gjysëm ekipi, kamzalinjtë luajnë me 3 ish-lojtarë

Të kuqtë kanë një “mal me halle” para këtij takimi, ku trajneri Dalipi ka një grup të përgjysmuar. Fakti se disa lojtarë e kanë ndeshje të fundit derbin me Kamzën, bën që 90-minutëshi i sotëm të jetë angari. Por ka nga ata që i kanë shpëtuar këtij “halli”, pasi janë të pamundur për këtë takim. Bruno Telushi është i pezulluar nga kartonët e verdhë. Kapiteni Batha është përgatitur i diferencuar në seancat e fundit dhe pritet të mos jetë titullar në ndeshjen e fundit.

partizani kamza

Edhe zv.kapiteni Labinot Ibrahimi është i pamundur, pasi në Vlorë u dëmtua në vetull dhe nuk luan sot. Gjasat janë që shiritin e kapitenit ndaj Kamzës ta mbajë Lorenc Trashi. Milan Kulum ka probleme shëndetësore dhe nuk është përgatitur në dy seancat e fundit. Edgar Çani ka pasur shqetësime në gju në ditët e fundit, por dje u përgatit me ekipin. Portieri Alban Hoxha i është bashkuar ekipit në seancën e fundit, por është stërvitur i diferencuar duke mbajtur edhe akull në gjurin e djathtë. Ndaj, porta edhe sot pritet të mbrohet nga Dashamir Xhika.

formaci

Trajneri Ahmataj pritet të ketë vështirësi për formacion edhe për finalen me Partizanin, pasi Idrizaj, Fukui, Frashëri e Zguro janë në dyshim nga dëmtimet që kanë pësuar. Këta lojtarë mbeten në vëzhgim deri para ndeshjes dhe në fund do të vendoset. Rikthimi i Plakut nga pezullimi i rrit shpresat e golit te Kamza. Por për të qenë më të plotë, në ekip do të rikthehet edhe Stevan Raçiç, i cili ka pasur probleme të ndryshme në javët e fundit. Goli i Kamzës në këtë takim varet nga ish-ët e kuq, kryesisht nga Sebino Plaku, Stevan Raçiç dhe Relado Fili. Të tre këta ish-ë pritet të jenë titullarë duke përbërë tredhëmbëshin e sulmit të Kamzës në ndeshjen vendimtare të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"