Formacionet e mundshme/ Partizani i Dalipit është “top”, Shkurtaj mungesa e madhe e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2018 | 10:20

Formacionet e mundshme/ Partizani i Dalipit është “top”, Shkurtaj mungesa e madhe e Luftëtarit

Partizani vjen në takimin ndaj Luftëtarit si kurrë më parë, me asnjë mungesë për dëmtim apo kartonë (pa përfshirë këtu Telushin e dëmtuar prej javësh). Madje të kuqtë mund të kenë të gatshëm kundër gjirokastritëve edhe sulmuesin Edgar Çani. Nga ana tjetër, Vasil Shkurtaj, është mungesa e madhe e Luftëtarit në ndeshjen e sotme.

partizani-luftetari-470x313

Sulmuesi do të mungojë për shkak të problemeve në rrëzat e kofshave. Shkurtaj ka qenë pak ditë më parë në Janinë, ku dhe është konsultuar në një prej klinikave më të mira të qytetit grek, aty ku bëjnë ekzaminime edhe lojtarët e PAS Janinës.

Partizani, formacioni i mundshem

“Panorama Sport” mëson se mjekët i kanë rekomanduar një javë pushim sulmuesit për të mos rrezikuar një tjetër dëmtim që mund ta mbante jashtë fushave më tepër. Kësisoj, tani shanset janë që Shkurtaj të jetë gati vetëm në ndeshjen ndaj Kukësit, e vlefshme për javën e 25-të.

Luftetari, formacioni i mundshem

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"