FORMACIONET E MUNDSHME/ Ndeshje Kupe me peshë, Shehi u hap vendin lojtarëve të kampionatit, Martini nuk lë pushim asnjë nga titullarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 18:08

FORMACIONET E MUNDSHME/ Ndeshje Kupe me peshë, Shehi u hap vendin lojtarëve të kampionatit, Martini nuk lë pushim asnjë nga titullarët

Kukësi dhe Teuta do të përballen sot në orën 20:45 në kuadër të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Kategoria-Superiore-Teuta-Kukesi
Të dyja skuadrat kërkojnë medoemos ta fitojnë këtë trofe, verilindorët duan të ngushëllohen me këtë trofe pasi shanset për të fituar kampionatin po minimizohen nga java në javë, ndërsa në krahun tjetër durrsakët duan të kremtojnë 100-vjetorin e themelimit të klubit me trofe, por dhe për faktin se nuk fitojnë trofe që prej vitit 2015.

Për shkak të rëndësisë së këtij takimi, trajnerët Martini dhe Shehi pritet të aktivizojnë kontingjentin më të mirë të futbollistëve.

Kukësi pritet të rreshtohet me Xhikën në portë, mbrojtja me Olsi Teqjan, Bruno Lulajn, Maliqimn dhe Emiljano Mustën. Mesfusha mund t’u besohet Eduart Rrocës, Besar Musollit dhe Vesel Limajt. Në repartin sulmues, Shehi ka vetëm një dilemë në krahun e djathtë pasi duhet të zgjedhë midis Valon Ethemit dhe Kristal Abazajt, ndërsa Vasil Shkurtaj dhe Enis Gavazaj duket se e kanë vendin të garantuar në formacioni bazë.

Në kampin durrsak, Martini duket se nuk ka ndërmend të pushojë asnjë prej titullarëve duke aktivizuar të përhershmit: Frashëri, Todorovskin, Hoxhën, Arapin, Kuron, Aleksin, Avdylin, Kallakun, Emiljano Vilën, Lorenco Vilën dhe Rubin Hebajn.

105497734_568340707197727_5845703544179664379_n

11111111111111

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"