Formacionet e mundshme/ Milani e nis me Silvën dhe Bonuçin, Shkëndijës i kthehet Cuculi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 15:23

Formacionet e mundshme/ Milani e nis me Silvën dhe Bonuçin, Shkëndijës i kthehet Cuculi

Skuadra e Montelës pritet të zbresë në fushë me formacionin që mundi Kraiovën. Ndryshimet e vetme priten në repartin difensiv ku Bonuçi do të zërë vendin e Kristian Zapatës dhe në sulm mendohet t’i besohet Andre Silvës pavarësisht formës së shkëlqyer që po kalon i riu Kutrone.

Shkendija Milan

Në mesfushë trajnerit do t’i duhet të zgjedhë midis njërit mes Lokatelit dhe Montolivos nëse vendos të hedhë në fushë Suson dhe turkun Çalhanoglu.

milan formacioni

Te kuqezinjtë tetovarë gjithashtu nuk ka shumë surpriza me trajnerin Osmani që pritet të mos ndryshojë as skemën dhe as interpretuesit. Cuculi duhet të rikthehet në qendër të mbrojtjes pas pezullimit të shlyer ndaj Trakait, ndërsa të skualifikuarin Junior pritet ta zëvendësojë Besart Abdurrahmani. Ibraimi do të mbajë i vetëm peshën e sulmit dhe në ndihmë të tij pritet të vendoset treshja Abdurrahimi, Hasani dhe Radeski.

shkendija formacioni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"