Formacionet e mundshme/ Lushnjarët pa sulm, te korçarët vetëm 1 mungesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2018 | 13:02

Formacionet e mundshme/ Lushnjarët pa sulm, te korçarët vetëm 1 mungesë

Në ndeshjen e sotme ndaj Lushnjës, skuadra korçare ka mundësinë që të mbyllë përfundimisht çështjen titull dhe të festojë pa pritur ndeshjen e radhës në Korçë. Nëse Skënderbeu fiton dhe Kukësi ndjekës barazon ose humbet në transfertë ndaj Teutës, atëherë bardhekuqtë shpallen automatikisht kampionë. Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka gati thuajse të gjithë ekipin, ku e vetmja mungesë duket se do të jetë ajo e Tefik Osmanit.

skend

Rikuperimi në kohë rekord i Shehit dhe Muzakës rrit edhe më shumë optimizmin në ekip. Trajneri ka zgjidhur edhe dilemat e fundit të formacionit, duke piketuar thuajse të njëjtën skuadër që luajti në Laç, edhe pse në atë takim Skënderbeu humbi turpshëm.

Skuadra e Lushnjës vijon të goditet javë pas jave nga dëmtua në ndeshjen me Kukësin. Trajneri Gjyla mund ta nisë me Maganin në të djathtë dhe Monen në krahun tjetër. Ndërsa në qendër pritet të jenë Marku dhe Marjus Korreshi. Në mesfushë Alushi është në dyshim, pasi ka qenë i sëmurë, por mund të jetë në stol. Në këtë repart rikthehet Branica pas një mungesat e shumta, që sa vijnë e shtohen.

Skenderbeu-Lushnja

Për ndeshjen me Skënderbeun në dyshim është portieri Bejte, i cili është i sëmurë. Për portën, trajneri Gjyla nuk ka vendosur ende nëse do të jetë Bejte apo Spaho midis shtyllave. Në repartin mbrojtës përveç Xhafës dhe Bufasit do të mungojë edhe Prençi që u dëmtimi. Peqinasi mund të luajë në të majtë të mesfushës, ndërsa Meto në krahun tjetër. Në qendër pritet të jenë Taullau dhe Gava. Ndërsa në sulm, Lushnja nuk do të ketë kapitenin Sefa, që së bashku me Brunild Pepën janë të skualifikuar, ndërsa Canka ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"