Formacionet e mundshme, Lushnja-Luftëtari/ Gjyla po projekton e ekipin e sezonit të ardhshëm, gjirokastritët me mungesa të rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 13:00

Formacionet e mundshme, Lushnja-Luftëtari/ Gjyla po projekton e ekipin e sezonit të ardhshëm, gjirokastritët me mungesa të rëndësishme

Lushnja kërkon të bëjë një mbyllje dinjitoze të sezonit. Ata tashmë kanë nisur planët për sezionin e ardhshëm që do ti gjejë një kategori më poshtë. Trajneri Gjyla ka kërkuar vetëm të luhet futboll i drejtë. Megjithtatë në formacion nuk priten ndryshime rrënjësore, por do të luajnë ta që kanë mbajtur peshën kryesore të sezonit.

formac

Luftëtari ka mbyllur përgatitjet anti-Lushnjë me seancën e paradites. Ndërsa, pasdite ekipi ka udhëtuar drejt Lushnjës me synim të vetëm, bërjen realitet të ëndrrës europiane. Për Likën ka “dhimbje koke”, teksa bëhet fjalë për mungesa të rëndësishme, pasi Bregu, Rroca dhe Jakovljeviç mungojnë në këtë transfertë. Lidhur me këto mungesa, Lika do të vijonte: “Kemi dy-tre mungesa për arsye kartonësh dhe dëmtimesh. Ne kemi theksuar gjithmonë se kemi një grup futbollistësh, të cilët pavarësisht janë pjesë apo jo e formacionit rregullisht, i kanë shërbyer skuadrës për të arritur rezultatet. Ata kanë dhënë maksimumin dhe të njëjtën gjë do të bëjnë edhe nesër (sot) në dobi të vazhdimësisë së rezultateve pozitive”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"