Formacionet e mundshme, Luftëtari-Skënderbeu/ Gjirokastritët pa 2 titullarë, Daja u jep minuta atyre që nuk kanë luajtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 13:57

Formacionet e mundshme, Luftëtari-Skënderbeu/ Gjirokastritët pa 2 titullarë, Daja u jep minuta atyre që nuk kanë luajtur

Luftëtari do të përballet me kampionët e saposhpallur me mungesat e konfirmuara të Eduart Rrocës dhe Ivan Jakovljeviç. Që të dy janë të dëmtuar, ndaj e humbin këtë takim. Pavarësisht se bëhet fjalë për dy titullarë, tekniku nuk trembet. “Ndaj kampionëve do të përballemi me dy mungesa të rëndë- sishme. Rroca dhe Jakovljeviç nuk janë të gatshëm për arsye dëmtimi. Lamçja do të jetë i gatshëm si gjithë të tjerët. Mendoj se mungesat e dy titullarëve kanë ndikimin e tyre, por si gjithnjë më duhet të them se kemi në skuadër lojtarë cilësorë për të plotësuar vendet e lëna bosh”, përfundoi Hasan Lika.

formacioni mundshem.JPG2

Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet anit-Luftëtar. Asnjë problem nuk është regjistruar këto ditë, që do të thotë se i gjithë grupi do të jetë në dispozicion të Ilir Dajës. Gjithsesi, numri një i pankinës korçare është i vendosur që të hedhë në fushë një ekip të formuar kryesisht nga lojtarë që nuk kanë pasur shumë hapë- sira gjatë gjithë sezonit. Ky ndoshta është shansi i duhur, që edhe ata lojtarë të tregojnë vlerat e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"