Formacionet e mundshme, Luftëtari-Partizani/ Mungesa në të dy kampet, luhet për një biletë europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2018 | 11:51

Formacionet e mundshme, Luftëtari-Partizani/ Mungesa në të dy kampet, luhet për një biletë europiane

Java e 33-të e Kategorisë Superiore rezervon edhe një duel direkt për sigurimin e një bilete për në Kupat e Europës. Pikërisht, bëhet fjalë për takimin Luftëtari-Partizani që do të luhet sot në orën 16:00 në Gjirokastër. Ky 90- minutësh ka shumë rëndësi për të dyja ekipet, pasi fitorja ka aromë Europe.

partizani luftetari

Në rast fitoreje ndaj të kuqve, Luftëtari do të “blindonte” vendin e tretë, duke e siguruar pjesëmarrjen në turet paraeliminatore të Ligës së Europës. Ndërsa, Partizani e do fitoren për të mos dalë nga gara europiane dhe për të besuar deri në fund. Humbja nuk ia lëkund shumë pozitat Luftë- tarit, pasi është 5 pikë para ndjekësve, ndërsa disfata për Partizanin do të bënte që vetëm një mrekulli t’i dërgonte në Kupat e Europës këtë verë. Të dyja ekipet vijnë me probleme në këtë sfidë. Luftëtarit i kthehet një lojtar i rëndësishëm si Abazaj, por mungojnë Aleksi dhe Liçaj të pezulluar nga kartonët. Ndërsa, Partizani nuk ka në dispozicion Lukasin dhe Ibrahimin të dëmtuar, Telushin të pezulluar për sot nga klubi si dhe Ramadanin, që ka probleme familjare dhe i është dhënë leje nga klubi.

RISITË E KUQE– Partizani pritet që të zbresë sot në fushën e stadiumit “Gjirokastra” me disa ndryshme në formacion. Trajneri Dalipi ka menduar disa risi në rreshtimin e ekipit. Fejzullahu kthehet titullar pas 8 muajsh në të djathtë të mbrojtjes, por edhe Kotobelli e nis nga minuta e parë në të majtë të mbrojtjes.

partiz

Gojkoviç dhe Belica në qendër të mbrojtjes. Risitë kanë të bëjnë me mesfushën, ku Kulum është preferuar kësaj radhe me Bathën në qendër. Trashi spostohet në të djathtë, si në drejtimin e Iulianos. Bardhi pritet të luajë në të majtë dhe Asani pas Prognit, që pritet të jetë në majë të sulmit. Me atë që u pa dje në seancën e fundit të Partizanit, i bie që Çani, Abdurrahimi dhe Mala ta nisin nga stoli. Pozitiv është fakti se, për këtë takim, trajneri Dalipi do të ketë alternativa sulmuese në stolin e rezervave, pasi ndaj Teutës nuk kishte asnjë në pankinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"