Formacionet e mundshme, Laçi-Lushnja/ Kthehet Uzuni, por jo tifozët. Lushnja nuk eksperimenton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2018 | 11:30

Formacionet e mundshme, Laçi-Lushnja/ Kthehet Uzuni, por jo tifozët. Lushnja nuk eksperimenton

Një fitore me Skënderbeun dhe një barazim me Flamurtarin në dy ndeshjet e fundit për skuadrën e Laçit, që ditën e sotme do të kërkojë patjetër 3 pikët kundër Lushnjës. Një takim që në dukje nuk pritet të ketë histori për faktin se Laçi është në luftë për një vend në Kupat e Europës, ndërsa Lushnja është ekipi i vetëm që ka rënë në Kategorinë e Parë.

laci
Nisur nga ky fakt, kurbinasit kanë patjetër detyrim 3 pikët në mënyrë që të blindojnë vendin e katërt, që do t’i dërgonte patjetër në Europë edhe nëse nuk do ta fitonin Kupën e Shqipërisë. Uzuni dhe Qaqi- Në prag të kësaj sfide ka një lajm të mirë dhe një të keq për trajnerin Mezani. Myrto Uzuni është i gatshëm për sfidën e sotme, duke qenë se e shleu dënimin e kartonëve me Flamurtarin. Sulmuesi beratas me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen si titullar. Mungesa e ekipit kurbinas për këtë ndeshje është mbrojtësi Qaqi, i cili ka plotë- suar numrin e kartonëve. Në mbrojtje vendin e tij do ta zërë Lulaj, ndërsa në mesfushë duket se do të spostohet Shtubina.

Pa tifozë– Ndeshja e sotme do të vazhdojë të luhet pa tifozë, sepse drejtuesit e Laçit kanë vendosur që të mos paguajnë në FSHF për shlyerjen e dënimit, por ta shlyejnë atë duke luajtur me dyer të mbyllura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"