FORMACIONET E MUNDSHME| Laçi-Hapoel/ Kurbinasit me vetëm 1 mungesë, gati për hapin e madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 14:41

FORMACIONET E MUNDSHME| Laçi-Hapoel/ Kurbinasit me vetëm 1 mungesë, gati për hapin e madh

Trajneri Armando Cungu e ka thuajse të plotë grupin për ndeshjen e sotme me Hapoel Ber Shevën, përjashtim bënë braziliani Lukas Ramos, që do të vuajë pezullimin e kartonit të kuq që mori në turin e parë ndaj Keshlës.
bandicam-2020-08-27-20-29-35-881-665x375
Lajm i mirë është riaftësimi në kohë i mbrojtësit Albjon Marku, i cili pësoi një dëmtim të lehtë gjatë grumbullimit me Kombëtaren U-21. Marku pritet titullar në të majtë të mbrojtjes dhe Turkaj në të djathtë. Qendra e mbrojtjes shikohet e sigurt me dyshen Ignjatoviç-Selmani, ku ky i fundit vjen pas një paraqitje të shkëlqyer me ekipin Shpresa.

Julian Shehu kthehet titullar në mesfushë, ku do jetë pranë Delit dhe Lushkjes; Teko, Nuabueze, Xhixha do të jetë treshja e sulmit.

laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"