Formacionet e mundshme| Kukësi-Vllaznia/ Hallaçi vetëm një dilemë në mesfushë, Brdariç ndryshon skemë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 14:23

Formacionet e mundshme| Kukësi-Vllaznia/ Hallaçi vetëm një dilemë në mesfushë, Brdariç ndryshon skemë

Kukësi-Vllaznia është kryendeshja e javës së 14-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët u shkaktuan humbjen e parë shkodranëve në këtë sezon në 29 nëntor 2020 duke fituar me rezultatin 2-4 në Shkodër. Kuqeblutë po bëjnë një sezon fantastik duke kryesuar kampionatin me 29 pikë pas 13 javëve, ndërsa nënkampionët e Shqipërisë ndodhen në momentin më të keq që kur janë ngjitur në Superiore.
Vllaznia vs Kukesi

KUKËSI – Kukësi nuk do të ketë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Vendin e Besir Demirit, që mungon për kartonë, pritet ta zërë Albin Gashi, i cili do të rreshtohet në krahun e majtë të mesfushës. Trajneri Rrahman Hallaçi do t’i besojë sërish katërshes së mbrojtjes me Dragoshin në të majtë, Kotobellin në të djathtë dhe dyshen Lulaj-Bytyçi në qendër. Ky i fundit festoi dje 20-vjetorin e lindjes dhe është më i karikuar se kurrë për të marrë si dhuratë ndaj Vllaznisë një fitore. “Dua që të festojmë me tri pikë nesër (sot)”, u shpreh i riu dje pasi shokët e skuadrës e surprizuan me një tortë. Sa i përket portës, Hallaçi vazhdon të besojë te Tafa. Ndërkohë, në mesfushë dilema e vetme është nëse do të luajë Limaj nga minuta e parë. Gjasat janë që aktivizohet Ymeri, duke formuar dyshen me Taipin në qendër. Ndërsa faza ofensive është me Leirën, Ibraimin dhe Ezenë.
Vllaznia
VLLAZNIA – Vllaznia do të ketë katër mungesa në ndeshjen ndaj Kukësit. Përveç brazilianit Viktor da Silva të dëmtuar dhe kenianit Ismael Dunga që mungon prej një muaji, nuk do të jenë ta gatshëm as kapiteni Erdenis Gurishta dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj. Dy të fundit janë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe kjo ka bërë që trajneri Tomas Brdariç të punojë me ekipin për të provuar zëvendësuesit e tyre. Nga sa është parë në stërvitje, Arsid Kruja, një nga lojtarët stabël në gjashtë javët e para të kampionatit, do të startojë titullar në këtë takim si mbrojtës i djathtë në vend të Gurishtës. Gjasat janë që skema nga 3-5-2 të bëhet 4-1-4-1 për t’iu përshtatur edhe kundërshtarit. Edhe ndryshimi tjetër në formacion pritet që të jetë sërish kokë më kokë. Në vend të Ardit Hoxhajt në sulm, duke ndihmuar boshnjakun Dilaver, do të jetë Arlind Kalaja, i cili mbulon krahun e djathtë të ofensivës.

KUKESI

VLLAZNIA

PANORAMASPORT.AL


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"