Formacionet e mundshme/ Kukësi ka një rikthim në mesfushë, Kamza me 2 mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 15:11

Formacionet e mundshme/ Kukësi ka një rikthim në mesfushë, Kamza me 2 mungesa

Në përfundim të stërvitjes së djeshme, tekniku shkodran ka përpiluar formacionin titullar. Në portë, Stivi Frashëri e nis nga minuta e parë.

sss

Mbrojtja do të përbëhet nga Maliqi në të djathtë, ndërsa kapiteni Shameti në qendër dhe partner i tij do të jetë Ardian Cuculi, i cili është graduar zëvendëskapiten në mungesë të Musollit, ndërsa linjën e majtë e mbulon Zguro. Me dëmtimin e Musollit, trajnerit i është dashur të riorganizojë mesfushën. Shkodra dhe Limaj përpara mbrojtjes, ndërsa Ethemi dhe Melo nga krahët. Shahik do të ndihmojë Rexhinaldon.

KAMZA
Skuadra e Kamzës ndodhet në gjendje mjaft të mirë, përveç dy futbollistëve, Orjad Beqiri, që do të vuajë dëmtimin e marrë në ndeshjen e Kupës kundër Besës dhe Besnik Syziu.

kamz

Të dy lojtarët kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar dhe nuk janë të gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Kukësit. Lajmi i mirë është rikthimi i Sebino Plakut, i cili ka munguar në stërvitje për arsye familjare. Por ditën e djeshme ai i është bashkuar skuadrës dhe u grumbullua nga trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"