Formacionet e mundshme| Kukësi-Apolonia/ Verilindorët njësoj si me Vllazninë, Çoçlli rikthen skemën e Mërgjyshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 10:50

Formacionet e mundshme| Kukësi-Apolonia/ Verilindorët njësoj si me Vllazninë, Çoçlli rikthen skemën e Mërgjyshit

Trajneri i Kukësit Skënder Gega vazhdon të surprizojë, ai mbas takimit me skuadrën ditën e enjte, ka dalë në stërvitje me ekipin dhe sot pritet të jetë në stol. E çuditshme, por e vërtetë Gega ka thyer urdhrin e mjekëve dhe duke rrezikuar ka punuar me skuadrën konkretisht në fushë. 57-vjeçari ka udhëzuar lojtarët, ka ndjekur ushtrimet dhe punuar me skuadrën sa i përket aspektit tekniko-taktik. Rraman Hallaçi gjithashtu ka suportuar maksimalisht trajnerin dhe skuadrën, por edhe drejtori Nexhipi gjithashtu ka qenë i pranishëm duke mbikëqyrur gjithë procesin.
gega-2 (1)
Sa i përket skuadrës pritet që ajo të rreshtohet njëlloj si ndaj Vllaznisë, ku për fat të mirë të tre të dëmtuarit që dolën nga takimi i fundit, kapiteni Ibraimi, Vesel Limaj e Eze janë futur me grupin në stërvitje dhe do të jenë gati që nga minuta e parë ndaj Apolonisë. Gjithsesi do jetë vendimi i trajnerit Skënder Gega nëse do të lëri ndonjë prej tyre në stol për shkak që mos të rrezikojë. Ndërsa Dragoshi, Tafa e Bytyçi kanë fituar besimin e teknikut dhe janë konfirmuar për të qenë titullarë dhe në këtë takim.
Coclli-Nikolin-trajneri-i-Partizanit
Për sa i përket Apolonisë, fierakët do të drejtohen përkohësisht nga Nikolin Çoçlli pas dorëheqjes së italianit Kolela. Xhovani Kolela ishte i fiksuar pas skemës 3-5-2, ndërsa Çoçlli me 5-3-2, skemë me cilën luante dhe Mërgjyshi, duke rikthyer në krahët e mbrojtjes Omerin nga e djathta dhe Ejoh në të majtë, që u bashkohen tri qendrave: E. Sotës, Bumbar dhe Agyare. Mesfusha do të përbëhet nga Kumani në qendër, Smaçi nga e djathta dhe Mehmeti nga e majta, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Mihana-Haxhiu.

FORMACIONET E MUNDSHME

KUKËSI-APOLONIA

KUKËSI (4-2-3-1): Tafa, Dragoshi, Lulaj, Bytyçi, Demiri, Limaj, Taipi, Leiria, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Skënder Gega.

APOLONIA (5-3-2): Harizaj, Omeri, Sota, Bumbar, Agyare, Ejoh, Smaçi, Kumani, Mehmeti, Mihana, Haxhiu. Trajner: Nikolin Çoçlli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"