Formacionet e mundshme/ Korabi sfidon Partizanin B, Canaj “shkund” lojtarët: Koha për gola dhe fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 12:14

Formacionet e mundshme/ Korabi sfidon Partizanin B, Canaj “shkund” lojtarët: Koha për gola dhe fitore

Korabi ka zbarkuar që dje në Peshkopi. Seancën e fundit e zhvilloi në stadium dhe zyrtarisht janë gati që të presin sot në orën 13:30 Partizanin B. Futbollistët janë parë shumë të përqendruar gjatë stërvitjes, ndërsa stafi teknik tejet kërkues. Kërkohet fitorja, pas barazimit pa gola me Vorën. Agim Canaj beson se skuadra do të kthehet, gjë që e pohoi edhe për “Panorama Sport”.

AGIM CANAJ

“Vijmë përballë të kuqve inferiorë, pas një barazimi me Vorën. E kemi vlerësuar shumë këtë sfidë, pasi Partizani B ka futbollistë të rinj dhe shumë cilësorë në përbërje. Koha për ta përgatitur këtë sfidë ka qenë e shkurtër, por kam shumë besim se të mitë do t’ia dalin me sukses.

Për këtë 90-minutësh do të kem nën urdhra grupin e plotë të futbollistëve dhe kjo më jep një lloj qetësie. Pres një ekip të mobilizuar në fushë dhe mbi të gjitha të vëmendshëm për të shfrytëzuar rastet”, tha Canaj që pritet të hedhë në fushë të njëjtin formacion si në transfertën e Vorës.

Dibranët e tij do të kërkojnë me çdo kusht tri pikët në këtë takim për të mos lënë që kundërshtarët t’i largohen edhe më shumë.

f

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"