Formacionet e mundshme, Juventus-Lacio/ Manxukiç e nis si titullar, Inzagi ndryshon mesfushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 14:02

Formacionet e mundshme, Juventus-Lacio/ Manxukiç e nis si titullar, Inzagi ndryshon mesfushën

Bardhezinjtë pritet ta nisin ndeshjen kundër Lacios me skemën 4-2-3-1, ku në mbrojtje do të konfirmohet katërshja e ndeshjes së parë me Kanselon dhe Sandron nga krahët dhe me dyshen qendrore Kielini-Bonuçi. Në mesfushë Pjaniç është i sigurt, ndërkohë që favorit për të startuar në krah të tij është Khedira.

Juve

Në sulm konfirmohen Ronaldo, Dibala dhe Kosta ndërkohë që Manxukiç Kuadrado dhe Bernardeski do të luftojnë për një vend, por që tashmë sulmuesi kroat duket më i avantazhuar për një fanellë titullari.

juventus

Ndërkohë, Lacio do të zbresë në fushë me skemën 3-5-2, ku Simone Inzagi do të shpresojë te dyshja Imobile-Alberto, të cilët do të kenë mbështetjen e serbit Milinkoviç, ndërkohë që në portë do të jetë Strakosha.

lacio

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"